Ish-kryeministri portugez Antonio Guteresh është sekretari i ri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Marrëveshja për këtë është arritur në votim joformal në Këshillin e Sigurisë në KB, me dyer të mbylura, ndërsa vendimin e njoftoi përfaqësuesi rezident rus në KB, Vitalij Çurkin.
Guteresh ka marrë përkrahjen e 13 vendeve në Këshillin e Sigurisë, ndërsa dy shtete kanë qenë abstenim.
Në votimin e sotëm Guteresh nuk ka marrë asnjë votë negative nga anëtaret rezidente me të drejtë vetoje.
Çurkin deklaroi se vendimi i Këshillit të Sigurisë do të konfirmohet zyrtarisht nesër, ku Guteresh duhet që të pronocohet edhe në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.
Guteresh lajmin e publikoi në profilin e tij në Twitter.