Mustafa: Nëse opozita nuk përgjigjet, do ta votojmë Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është duke i pritur përfaqësuesit e opozitës për të dialoguar lidhur me çështjen e Demarkacionit.

Mustafa është shprehur se nëse opozita nuk pranon dialog, atëherë çështja e demarkacionit do të procedohet në Kuvend.

Këto deklarata ai i ka dhënë në përurimin e një fabrike për përpunimin e specave në Podujevë, nga i cili biznes janë punësuar 500 persona.Kryeministri po ashtu ka folur edhe për Ligjin për “Trepçën”. Ai tha se ky ligj është i nivelit evropian, ndaj pret që ai të miratohet javën e ardhshme.Ai u shpreh se ligji është ndërtuar mbi përvojat e vendeve tjera, kështu që nuk ka arsye që të mos miratohet. Modeli i shoqërisë aksionare, ku 80 për qind të aksioneve i merr Qeveria dhe 20 për qind punëtorët, Mustafa ka thënë se është i ri në Kosovë, dhe është formë me të cilën synohet të rimëkëmbet “Trepça”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme