Lamborghini ka lansuar një automjet të ri, ndryshe nga modelet e mëparshme (SUV), i cili pritet t’i dyfishojë shitjet vjetore të kompanisë.
I fuqizuar me një motor V8 4.0-litërsh me 650 kuaj-fuqi, Lambo thotë se Urus mund të kapë 100kmh në vetëm 3.6 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi prej 305kmh.
Sipas Lamborghini, kjo e bën Urusin automjetin më të shpejtë SUV në botë, transmeton Gazeta Express.
Me një çmim fillestar prej rreth 200,000 euro, Urus është një automjet luksoz. Përveç motorit me 650 kuaj-fuqi nën kapak, Lambo është i pajisur me një bosht automatik prej 8 shpejtësive, i cili dërgon fuqinë në katër rrotat e veturës.