5G-ja, teknologjia që do të trondisë ekonominë

Teknologjia 5G pritet të shfaqet për publikun e gjerë në fund të vitit 2019 dhe premton një shumfishim me 1 000 të performancës së internetit, madje kjo teknologji do të mundësojë një zhvillim të shpjetë të objekteve të ndërlidhura, shkruan e përditshmja franceze në faqen e saj të internetit, “LesEchos.fr”.

Kjo teknologji ende nuk është bërë realitet dhe nuk është e mundur të përdoret nga publiku i gjerë.

Por 5G-ja është tashmë në gojën dhe në mendjen e të gjithë akorëve të telekomunikacionit, të gjithë janë duke rritur investimet dhe partneritetet për të qenë të sigurt se nuk do të humbasin trenin e duhur të shpejtësisë më të lartë të komunikimit.

Çfarë do të sjellë kjo gjeneratë e re e teknologjisë së lëvizshme?

5G-ja premton një shumfishim të performancës së rrjeteve me 1000 herë dhe do të mundësojë një rritje të fuqishme të përdorimit të objekteve të ndërlidhura.

Për pesë vite, volumi i të dhënave që do të tranzitojnë në rrjete do të jetë 10 000 herë më i lartë, me një ngadalësi më të ulët se sa 1 milisekondë, kundrejt 50 milisekonda që është sot.

12,3 trilionë dollarë për ekonominë botërore

Kabineti anglez, “IHS Markit” i vlerëson në 12,3 trilionë dollarë dhe në 22 milionë vende pune përfitimet nga teknologjia 5G për ekonominë botërore deri në vitin 2035.

Kjo do të sundojë të gjithë sektorët e ekonomisë, nga financa tek industria prodhuese duke kaluar nga transportet dhe ndërtimi.

Gjigantët e telekomunikimit kanë filluar të lëvizin.

Në fillim të majit, operatori i tretë telefonik në SHBA, “T-Mobile US”, njoftoi se dëshiron të fillojë instalimin e një rrjeti të gjeneratës së pestë në tregun amerikan që në vitin 2019 dhe ka vendosur si objektivë një mbulim kombëtar me rrjet 5G deri në vitin 2020.

Evropa kërkon të jetë lideri botëror në 5G

Në karhun evropian, ambicia është që të jetë lideri në shtrimin e 5G-së, deklaroi komisioneri për Ekonominë Informatike, Gunther H. Oettinger, në shtator 2016, ndërkohë që paraqiste planin e veprimit që i dedikohej kësaj teknologjie.

Brukseli i vlerëson në 500 miliardë euro investimet e nevojshme në dekadën e ardhshme, ku një pjesë e madhe do të vijë nga operatorët e telekomunikimit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme