Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes në kryeqytet.
Policia bën të ditur se vrasja me armë zjarri ka ndodhur në një rrugicë që lidhet me rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të Morgut.
Mësohet se viktima është 41 vjeçari Devi Kasmi.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për arrestimin e autorëve të ngjarjes./Top Channel