Në mungesë të ligjit për pagat ndërmarrjet publike ia rrisnin vetes të ardhurat

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli dhe ai i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa prijnë listën e personave zyrtarë që i kanë pagat më të larta në këtë shtet.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit dy të lartpërmendurit marrin pagë prej mbi 5 mijë euro në muaj, raporton KTV.

Në listën e pagave më të mëdha, pas tyre vjen Guvernatori i BQK-së me pas drejtori menaxhues i AKP-së dhe tutje radhitet ai i KEK-ut.

Buxheti i Agjencive dhe i ndërmarrjeve publike si qendrore ashtu edhe atyre lokale është bërë sinonim i shpenzimeve enorme për paga e meditje të drejtuesve të këtyre institucioneve.

Në mungesë të një ligji, rritjes së pagave nuk u shpëtuan as drejtues të institucioneve qeveritare.

Ky fenomen vazhdon edhe sot të ndodh.

I pari që nisi rritjen e pagave ishte ish-kryeministri, presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Ai madje i kishte prishur raportet me FMN-në pak kohë pasi Kosova kishte arritur të anëtarësohej në këtë organizëm.

Nën udhëheqjen e qeverisë së Isa Mustafës, kabineti qeveritar në dhjetor të 2016-tës kishte miratuar projektligjin për pagat por i cili nuk ka hyrë kurrë në fuqi, meqë kishte reagime të shumta përfshirë këtu edhe FMN-në.

Komisioni Evropian kishte konstatuar se ligji i përgatitur nuk ishte sipas praktikave evropiane.

I njëjti institucion iu dha afat deri nëntorin e vitit të kaluar që të bëheshin ndryshimet ligjore, veprim ky që nuk u vazhdua nga qeveria e radhës.

Në vend se të përmirësohej ligji për pagat, qeveria Haradinaj ndërrmori një veprim më të shpejt, rriti pagat vetëm për kabinetin qeveritar.

Visar Rushiti nga Instituti GAP thotë se Ministria e Administratës Publike ua ka dhënë projektligjin, por jo edhe tabelat financiare.

Sipas tij, nëse ligji nuk pëson ndryshime rrënjësore gjatë leximeve nëpër komisione, rritja pa kontroll e pagave do të merrte fund.

Mirëpo, Rushiti shton se me këtë ligj nuk pritet të bëhet zgjidhje edhe për ndërmarrjet publike në të cilat ka laramani pagash.

Në Rubikon të KTV-së, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ende nuk u është dhënë paga me rritje drejtuesve të qeverisë sipas vendimit të marrë nga ekzekutivi, ndërsa ka paralajmëruar që për pak muaj do të bëhet i gatshëm ligji për pagat.

Ky ligj bashkë me dy të tjerë janë pjesë e kërkesave që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme