Zona e spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit” është tronditur nga nga një atentat, ku është vrarë Devi Kasmi, 41 vjeç.
Zyrtarisht, policia njoftoi se rreth orës 18.44 në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se në një rrugicë që lidhet me rrugën Kongresi i Manastirit, në afërsi të Morgut, është vrare me armë zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.
“Janë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.
Grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikon e autorëve”, thotë policia.
Ndërkaq, burime policore thanë se sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, nisur nga dëshmitë e marra, një motoçikletë me dy persona me skafandra i është afruar 41-vjeçarit dhe drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Disa persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur lidhur me ngjarjen.
Viktima mësohet se ka ndryshuar emrin nga Dëfrim në Devi. Dyshohet se autori merrej me veprimtari kriminale. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë zjarri pistoletë të cilat pritet të verifikohen nëse u përkasin autorëve apo viktimës.