Pacolli: Pasnesër nga ora 6, veturat nuk hyjnë në kryeqytet

Selim Pacolli, nënkryetar i komunës së Prishtinës ka bërë me dije se që nga pasnesër do të bëhet ndalja e veturave nga futja në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se në bazë të planit të formuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të organizohen parkingje jashtë qytetit kurse qytetarëve do t`iu mundësohet udhëtimi me trafik urban.

Selimi ka bërë me dije se pasnesër në ora 06:00 do të nis plani për ndalimin e veturave nga futja në Prishtinë.

Ai gjatë një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se numri i veturave që hynë e dalin nga Prishtina në një ditë, shkon në 120 mijë vetura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme