Kirurgjia Abdominale në grevë deri në rritje të pagave – kërcënon se s’do t’i pranojë as rastet urgjente

Pritja e pacientëve që janë në listë për intervenim nga mjekët e kirurgjisë abdominale nuk dihet se sa mund të zgjasë.

Specialistët e këtij reparti kanë hyrë në grevë dhe tani aty janë duke u trajtuar vetëm rastet emergjente por jo edhe ato që nuk janë në rrezik për jetë, raporton KTV.

Mjekët janë të vendosur që të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të pagës, derisa paralajmërojnë se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, greva do të përshkallëzohet.

Për këta mjekë është absurd fakti se me gjithë punën që e bëjnë, të paguhen vetëm 600 euro, pagë kjo që sipas tyre është denigruese.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ishte në ambientet e SHSKUK-së, ku gjatë takimit me mjekët u mundua t’i bindë se rruga të cilën e kanë zgjedhur nuk është e duhura.

Pas takimit, ministri Ismaili tha se mjekët duhet të presin sepse problemet nuk zgjidhen brenda ditës.

Me miratimin e Ligjit për Kategorizimin e Pagave, pagat do t’iu rriten atyre, ka thënë Ismaili.

Ndërkaq, Xhemajl Selmani, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes telefonit, ka thënë se për grevën nuk janë koordinuar me mjekët e kirurgjisë dhe se grupi i cili ka hyrë në grevë është i ndikuar politikisht.

Megjithëkëtë, mjekët thonë se kryeministri, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët i kanë dyfishuar pagat, ndërsa mjekëve pagat do t’u rriten vetëm 4 për qind më shumë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Federata Sindikale e Shëndetësisë kishte lidhur marrëveshje me koalicionin PAN, për rritje të pagave, gjë të cilën ky sektor po kërkon që ta respektojë kryeministri Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme