Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, u ka bërë apel kolegëve të tij nga VMRO-DPMNE të ndryshojnë qëndrim lidhur me bllokimin e ligjit të gjuhëve duke propozuar mbi 30 mijë amandamente. Sela këtë veprim të deputetëve të opozitës e ka quajtur apsurd.
“Ju bëj apel të heqin dorë nga këto dhjetra/mijëra amendament të stisura, në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjet ekzistuese, vetëm e vetëm për të bllokuar një të drejtë të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Sela.
Se si do ta mbrojnë arritjen historike të shqiptarëve me miratimin e ligjit të gjuhëve, I cili tani vbllokohet nga opozita maqedone, kërkuam qëndrim edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por përgjigje nuk morëm.