Rrahen dy familje mes vete në Gjilan, policia jep detaje

Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë me dije se dje ka ndodhur një rrahje mes pesë personave në Gjilan, nga ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Ishte emergjenca ajo që kishte njoftuar policinë për rastin.

Personat, siç njofton policia, bëhet fjalë për një mosmarrveshje mes dy familjeve.

“Me 30 janar 2018 rreth orës 00:20 nga Emergjenca, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se aty janë sjellë disa persona te lënduar nga një rrahje qe kishte ndodhur ne lagjen e Jabuqëve afer Super Market ,,Besniku”. Njësiti policor ka dal ne atë lokacion dhe nga hetimet e para mësohet se rrahja kishte ndodhur ne mes te pes personave pjesëtareve te dy familjeve për shkak te një mosmarrëveshje qe kishin mes veti, ku si pasoje lëndime kishin pësuar tre persona.

Për tretman mjekësor ne repartin e Kirurgjisë ne Spitalin Rajonal te Gjilanit, është ndalur njëri nga ta kurse dy te tjerët pas tretmanit janë liruar. Ne vendngjarje nga te dyshuarit janë konfiskuar nje thike dhe një mjet i fortë shkop druri, qe dyshohet se janëpërdorur ne rrahje.

Për rastin janë njoftuar hetimet rajonale, te cilët kane dal ne vendngjarje dhe kane njoftuar prokurorin e Krimeve te Renda. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj katër personave të dyshimtë të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka njoftuar policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme