Vajzat e vogla lihen vetëm me babanë, pas 12 orësh gjenden mbi trupin e tij të vdekur

Dy vajza të vogla janë gjetur duke përqafuar trupin e babait të tyre të vdekur, pasi u lanë për më shumë se 12 orë vetëm me të.

Vajzat e Helena Daykin u lanë me trupin e babait të tyre pasi mësuesit provuan të telefononin vetëm numrin e tij kur njëri prej fëmijëve mungoi në shkollë.

Bashkëshorti i saj, Chris, vdiq papritur nga një sulm në zemër pak më shumë se një vit më parë dhe vajzat e tij u zbuluan duke e përqafuar atë në shtrat. Ai kujdesej për fëmijët, Pearl dhe Iris, ndërsa Helena, bashkëshortja e tij udhëtonte shpesh për arsye pune. Në mëngjesin që ai vdiq, vajzat e tij katër dhe dy vjeç u përpoqën ta zgjonin, madje edhe të vendosnin pilula në gojën e tij, në përpjekje për ta zgjuar atë.

Pasi u lajmëruan nga Helena, policia theu derën dhe pa këtë skenë të dhimbshme në një dhomë gjumi në katin e sipërm të shtëpisë. Helena tha për BBC: “Nuk e kam idenë se si fëmijët nuk janë lënduar duke ndenjur vetëm në shtëpi. Ata ndenjën gjithë ditën lart, nuk zbritën aspak poshtë. Kaluan gjithë ditën duke luajtur me këpucët e mia dhe me trupin e babait të tyre aty pranë. Ishin të uritura dhe kishin nevojë për përkujdesje. Uroj që diçka e tillë të mos i ndodhë askujt tjetër”.Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme