Spanja kundër përfshirjes së Kosovës në strategjinë e BE-së, deklarohet Komisioni Evropian

Gjatë mëngjesit u raportua në mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare që Spanja ka vënë në pikëpyetje strategjinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një letër që thuhej se e ka dërguar Spanja i është kërkuar Komisionit Evropian që të mos përmendet emri “WB6”, që nënkupton gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo duke kundërshtuar përfshirjen e Kosovës në këtë zgjerim.

E për këtë temë ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë për Tanjug se kjo project-strategji e zgjerimit të BE-së është për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është në përputhje me prodedurat, duke theksuar se do të dëgjohen opinionet e shteteve anëtare të Komisionit Evropian, transmeton lajmi.net

“Strategjia është një dokument që miratohet nga Komisioni Evropian, dhe mbulon të gjithë rajonin. Ne kemi marrë pikëpamjet, opinionet e shteteve anëtare për këtë dokument. Pasi dokumenti është aprovuar ai shkon në Këshill dhe merret në konsideratë nga shtetet anëtare”, ka thënë Maja Kocijançiq.

Sipas saj ky është një dokument i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është prioritetet për presidencën aktuale të BE-së që është Bullgaria. E përsëris që kjo strategji mbulon gjithë rajonin, dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane”, ka përfunduar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Shqetësimin për mos-prezencën e Kosovës në këtë strategji e ka shprehur edhe zëvendëskryeministri i Kosofvës, Enver Hoxhaj

Strategjita për zgjerimin e vendeve të Ballkanit drejt BE-së do të publikohet më 6 shkurt. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme