Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj postimit të Arbana Xharrës.
Ai i është përgjigjur asaj për disa komente që ajo ka shkruar lidhur me kërcënimin që Ismaili ka marrë mbrëmë nga një aktivist i VV-së. Ismaili mes tjerash thotë se Xharra u rrah nga burri i saj, transmeton lajmi.net.
“Arbana Xharra, nanuq, jam pas kërcënue unë edhe ma herët prej atyne dostave tu në plot raste, i kam publikue edhe i kam paraqitë në polici, sikur edhe këtë rastin mbramë”.
“Unë dallime mes të dhunshmëve s’baj, edhe e them drejtpërdrejtë. Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt. Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani”, ka shkruar Ismaili.
Tutje ai i ka thënë Xharrës, që të mos mundohet që ta shfrytëzojë situatën në VV për t’u tregu kinse është njeri i mirë.
“Nuk je në pozitë me e shfrytëzue këtë situatë, për me u mundue me i tregue krejtve se je njeri i mirë e i drejtë. Në momentin që je futë qatje ku je, e prej momentit që ke vazhdue me qenë me ta, ti veç ke rrejtë pandërpre, edhe s’ka Domestos që të lan ty. Hujdisi punët tua në shpi, nanuq, pa mu drejtue mue”.
E në fund Ismaili ka vazhduar të thotë se kërcënimi nuk e ka frikësuar, dhe se trimërinë e ka treguar në luftë.
“P. S. 120 killa i kam tash, me profesion deputet, jo ninxhë. Veprat e trimnisë i kam krye në vaktin kur shefat tu rrijshin në Rogner. Mos u merr me mue, se xhixha”.