Thaçi: Me sakrificën e tyre heronjtë masivizuan rezistencën

Edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë homazhe të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të rënies së Zahir Pajztit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.

 Thaçi tha se rënia e këtyre heronjve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së, kanë bërë kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare se në Kosovë  kishte filluar një etapë e rezistencës së armatosur masive.

‘Si gjithmonë edhe sot kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë e kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin, Edmondin, Hakifin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre të rënë për lirinë e Kosovës. Rënia e këtyre heronjve të kombit, komandantëve  bëri kthesën e madhe  në lëvizjen kombëtare të Kosovës por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re, etapë e rezistencës së armatosur masive, prandaj sot kujtojmë me epitetin më të lartë institucionet e Kosovës, gjithë kombi i Kosovës këta tre heronj të kombit që me sakrificën e tyre e masivizuan  rezistencën, sollën unitet qytetar dhe vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme