Gjiganti i teknologjisë së veturave “Audi” ka njoftuar se këtë vit do të prezantoj një model të ri makine çdo tri javë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, pritet që në vitin 2018 prodhuesi gjerman i automjeteve të lansojë 17 modele, dhe tashmë është e ditur se në mesin e gjeneratave të reja do të jenë edhe brendet e reja të “Audi A6” si dhe modeli i ri hibrid “Crossover Q8”, shkruan Periskopi.
Megjithatë, nuk është konfirmuar ende ardhja e gjeneratës së dytë të modeleve “A1 Sportback” si dhe “SUV Q3”, modeli aktual i të cilëve është ridizajnuar në vitin 2014. Paqartësi ka edhe për modelin e fuqishëm “SQ2”.
“Audi”-a më e vogël në gamën e gjerë të prodhuesit, “Hatchback A1” i gjeneratës së dytë, do të jetë pa variantin tredyersh, dhe do të shitet ekskluzivisht si model pesëdyersh “Sportback”.
Po ashtu, parashihet që modeli “A1” të prodhohet në Spanjë, në fabrikën që gjendet në Seattle Martorel, dhe jo më në Belgjikë. /Periskopi/