Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur sot në takim shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Ky takim u mbajt në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e cila mbahet në muajin shkurt.
Siç raportojnë mediat serbe, në takim është diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit si dhe përpjekjet për zhbërjen e Gjykatës Speciale, transmeton Klan Kosova.