Pacolli: Kosova në izolim të heshtur ndërkombëtar si pasojë e përpjekjes për ta shfuqizuar Specialen

Kuvendi i Kosovës, veçanërisht Komisioni për Punë të Jashtme duhet të jetë më i angazhuar në diplomacinë parlamentare jashtë vendit, ka thënë shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nën kryesimin e kryetares Vjosa Osmani, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka raportuar zv/kryeministri i parë, njëherësh ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Raporti i ministrit Pacolli kishte të bënte me gjendjen në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe ecurinë lidhur me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Pacolli, vuri në dukje se angazhimi diplomatik nuk është çështje vetëm e një ministrie apo ndonjë institucioni, por, sipas tij, kjo është çështje që duhet të angazhohen të gjithë mekanizmat shtetërorë.

Pacolli bëri të ditur se shteti serb për shërbimin e tyre diplomatik ka ndarë më se 300 milionë dollarë dhe ka angazhuar një ekip prej 20 vetash, i cili ka për qëllim pengimin e integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Gjatë ekspozesë së tij, ministri po ashtu bëri të ditur se shteti i Egjiptit nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj vendit tonë, ndërkaq, nënvizoi se edhe Madagaskari nëpërmjet një note verbale dërguar Kosovës, si dhe Serbisë, ka konfirmuar rinjohjen për Kosovën.

Lidhur me angazhimin e MPJ-së për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë, ministri njoftoi se në kuadër të ministrisë është formuar një grup punues i cili ka për qëllim hartimin e një plani për angazhime konkrete të ministrisë.

Në vijim ministri bëri të ditur edhe për gjendjen e shërbimit diplomatik në kuadër të ministrisë, si dhe për ecurinë e emërimit të ambasadorëve. Lidhur me këtë ai bëri të ditur se MPJ është duke u reformuar dhe për këtë ka formuar një komision, i cili gjatë muajit shkurt do të paraqesë gjendjen e përgjithshme organizative në MPJ, si dhe gjendjen e shërbimit diplomatik në kuadër të ministrisë.

Pacolli nënvizoi po ashtu edhe dëmet që sipas tij mund të sjellë iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale, ndërkaq, vlerësoi se si pasojë e kësaj iniciative është duke u vënë re një izolim i heshtur i Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme