Dy prokurorë të PSP-së dhe një hetues, sot kanë qenë në hapësirat e Drejtorisë të Policisë Financiare, ku janë takuar me drejtorin e policisë financiare.
Drejtori i policisë financiare, Arafat Muaremi, konfirmoi se është takuar me prokurorët e Prokurorisë Speciale në kuadër të bashkëpunimit në hetime, por nuk zbuloi detaje tjera konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Muaremi gjithashtu është ish-hetues në Prokurorinë Speciale.
Pas daljes nga policia financiare, as prokurorët e PSP-së nuk dhanë detaje për takimin dhe ju ikën pyetjeve të gazetarëve.
PSP edhe pas skadimit të mandatit për ngritje të aktakuzave, vazhdon me hetime për veprat penale që dalin nga përgjimet.