Ismaili tha se Xharrën e rrahu burri, ajo shkon në Polici

Debati në distancë i Arbana Xharrës dhe Fisnik Ismailit po vazhdon, madje edhe më ashpër pasi ky i fundit tha se Xharrën mund ta ketë rrahur burri i saj, Andin Lokaj.

E pas këtyre fjalëve të deputetit të VV’së, në Polici është drejtuar këshilltarja e Kadri Veselit, e cila tha se i ka kërkuar Policisë të marrë informacione nga deputeti, shkruan gazetametro.net.

‘Sapo e dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbardhë atë’, ka thënë ajo, Ndërkaq, ndaj Ismailit reagoi sot edhe burri i Xharrës, gazetari Andin Lokal, i cili i kërkoi deputetit të shkojë në Polici e të flas për gjërat që i di.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme