9-vjeçarja u dhunua 1 vit rresht nga babai, familja e kuptoi pasi ajo mbeti shtatzënë

Një vajzë nëntë vjeçare në Peru ka lindur pasi që u përdhunua nga babai i saj, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Fëmija ishte abuzuar që nga mosha tetë vjecare nga babai i saj i cili është 43-vjeçar.

Ajo ka lindur në spitalin Hipolito në jug të vendit.

Autoritetet në Peru thonë se ajo nuk ka qenë në gjendje të abortojë fëmiun, sepse shtatëzania u zbulua kur ajo ishte në muajin e pestë. Nëna e saj vërejti që vajza e kishte stomakun e fryrë.

Sipas zyrtarëve të spitalit ajo ka lindur një fëmijë të gjinisë femërore dhe bebja gëzon shëndet të plotë.

Babai dhunues në Peru po quhet përbindësh.

Edhe pasi që nëna e vajzës mori vesh për dhunimin që kishte bërë burri i saj, ajo refuzoi të drejtohet te autoritetet, duke humbur kështu kujdestarinë e saj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme