Sot priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive , njofton IGJEUM.
Ndërsa nesër, të shtunën, priten reshje në formën e dëborës në 1500 m mbi nivelin e detit.
Sot, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C
në vendet malore: 3 °C / 10 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.