Moti i keq ka shkaktuar një viktimë sot në Fier.
Burimet e policisë bëjnë me dije se goditen nga rrufeja dhe për këtë shkak humb jetën një person dhe plagoset një tjetër.
Emrat e tyre nuk bëhen ende me dije.
Moti i keq ka përfshirë vendin orët e fundit, me reshje dhe ulje temperaturash.