Dy helikopterë ushtarakë francezë janë përfshirë në një aksident ajror në jug të vendit.
Nga raportimet paraprake të mediave franceze thuhet se helikopterët kanë qenë në fluturim trajnues në momentin që janë përplasur me njëri –tjetrin.
Aksidenti ka ndodhur në liqenin Carces, 50 kilometra në veri të St. Tropez.
Besohet se të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen.
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur për gjetjen e një personi të gjashtë që ndodhej në bordin e njërit prej helikopterëve. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Helikopterët i përkisnin një shkolle pilotimi të quajtur Ealat, e cila thotë se merret me trajnimin e pilotëve për ushtrinë.