A do ta heqë taksën LDK’ja nëse hyn në qeveri?

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se taksa për mallrat e Serbisë është një instrument i Kosovës dhe se edhe nëse hiqet duhet parë se çka përfiton Kosova.

“Mendimin final nuk mund ta japim sot, por ka plot modalitete. Ne do ta trajtojmë atë dhe taksa do të jetë instrument në funksion të Kosovës. Edhe mund të hiqet, por duke parë se çka përfiton Kosova”, ka thënë Gashi në RTK.

Gashi ka vlerësuar se shkëmbimi territorial për Kosovën është i papranueshëm.

“Shkëmbimi territorial për LDK është i papranueshëm dhe padiskutueshëm. Këtu vihet në pyetje vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës. Ndërkohë kemi Asociacionin, i cili është rrezik, nëse merr kompetenca ekzekutive është rrezik për funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur se mënyra si diskutohet sot për kufijtë nuk është ideja e zyrtarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

“Haziri ka diskutuar për te, por ideja e tij fillestare ishte të marrim dy a tri komuna. Por Haziri ka deklaruar qartë se ky ishte mendim i tij personal. Sot ai thotë se do t’i respektojë qëndrimet e partisë në raport me këtë çështje”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme