Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë. Ndërsa i ka quajtur kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha, si “groteske”.
Qëllimi politik është i qartë, përdorimi politik i Prokurorisë është i turpshëm. Masat e sigurisë për një lider opozite dhe pyetja që bëni deri tek familjarët e ngushtë është groteske.
S’më takon mua si djalë që ta mbroj. Do të bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. S’kam në plan të angazhohem në politikë”, tha Shkëlzen Berisha.