A do të arrijë Ali Ahmeti që përmes planit të tij ta shpëtojë BDI – në?

Përderisa ende mbetet i paqartë rezultati final nëse VMRO – DPMNE do të mbetet në mandatet ekzistuese apo do të barazohet me LSDM pas rivotimeve të mundshme në disa qendra të vendvotimit si rezultat i gjykatës administrative,  Ali Ahmeti është duke planifikuar që ta shpëtojë lëkurën e tij politike. Plani i tij është i thjeshtë: thirrja për takim me liderët e të gjitha partive shqiptare ku do të përgatitej një platformë për shpëtimin e Maqedonisë!

Një koordinim i tillë i faktorit shqiptar duket se nuk është i pamundur, sidomos kur disa forca opozitare shqiptare kanë shprehur gatishmërinë për një ide të tillë.

Në rast të realizimit, përfituesi më i madh do të ishte Ali Ahmeti, i cili do të thirret në emër të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në Maqedoni, në të cilat interesa u thirr gjatë tërë këtyre viteve të qeverisjes ndërkohë që shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje më të mjerë dhe të papërfaqësuar në Maqedoni. Mirëpo, një taktikim i tillë i BDI – së nuk do të zgjidhte vetëm problemin e numrave të qeverisjes në Maqedoni, por njëkohësisht do ta forconte atë karshi forcave të reja opozitare të cilat në vazhdimësi u thirrën për dështimet e Ali Ahmetit dhe BDI – së. Shumëcka do të varet edhe nga qëndrimet e partive të reja politike, nëse fati i tyre do të përsëritet dhe nëse do të vërtetohet thënia se shqiptarëve të Maqedonisë iu përsëritet historia kur ata e fituan betejën duke ndëshkuar partinë në pushtet, por e humbën luftën?!/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme