Shumë modeleve të modifikuara të BMW M3 i është shtuar edhe ky me pamje shumë tërheqës falë eksterierit të tij me ngjyrë portokalli.
Për modifikimin e këtij BMW M3 (F80) është kujdesur kompania AUTOCouture Motoring.
Kreativiteti i kësaj kompanie, para se gjithash, karakterizohet me ngjyrë të theksuar portokalli dhe me set të rrotave të lehta Velos D5 me diametër prej 20-inç, 20×11 të përparme dhe 20×10 të pasme, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky BMW M3 karakterizohet me maskën e përparme të zezë si dhe me disa elemente të bëra nga fibra të karbonit – spoiler i përparmë, difuzer i pasmë dhe spoiler mbi bagazh.
Sa i përket motorit, nuk ka ndonjë informatë në lidhje me përforcimin e motorit me gjashtë cilindra i cili fabrikisht është me kapacitet prej 431 kuajfuqi.