A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Gjakovë dhe Deçan?

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Gjakovës dhe Rasim Selmanaj, kryetar i Deçanit kanë fituar votat e mjaftueshme që të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit.

Tash kur zgjedhjet lokale veç janë shpallur nga presidenti i vendit, është krijuar paqartësi nëse në këto dy komuna do të ketë zgjedhje të reja, apo duhet bërë ndonjë zgjidhje tjetër.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, për lajmi.net ka thënë se fillimisht dy kryetarët e zgjedhur si deputetë duhet të japin dorëheqje nga njëri prej posteve që mbajnë aktualisht.

“Kryetarët e komunave të cilët kanë garuar dhe janë zgjedhur deputetë, dhe dëshirojnë të mbajnë postin e deputetit para atij të kryetarit të komunës, duhet të japin dorëheqje nga komuna. Mbajtja e dy posteve nuk është e lejuar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Presidenti i vendit nuk ka nevojë të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi pozita e kryetarit deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri mund të ushtrohet nga nënkryetarët e këtyre komunave.

“Dispozitat ligjore parashohin organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atëhere kur posti i kryetarit mbetet vakant. Mirëpo, në situatën kur zgjedhjet lokale veçse janë shpallur, ka paqartësi ligjore nëse duhet mbajtur zgjedhje te reja. Në keto rrethana, konsideroj se Presidenti nuk ka nevojë të shpallë zgjedhje të reja në këto komuna, dhe deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri, pozitat e kryetarëve mund të ushtrohen nga nënkryetarët e atyre komunave”, bëri të ditur Albert Krasniqi për lajmi.net

Votat për të hyrë në Kuvend i kishte siguruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti por ky i fundit e ka mbajtur postin e të parit të Prishtinës, duke e liruar pozitën e deputetit. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme