A do të mbahet nesër seanca e jashtëzakonshme për rastin “gylenistët”?

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimi i tyre për në Turqi, i çoi në këmbë partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, LDK dhe VV të cilat paralajmëruan seancë të jashtëzakonshme për të martën e kësaj jave për, siç thuhet “shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës lidhur me deportimin e shtetasëve turq”.

Megjithëse procedurat e thirrjes së kësaj seance kanë nisur që nga java e kaluar, deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete.

“Gazeta Blic” ka bërë përpjeke që të flasë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti lidhur me këtë iniciativë, por ai ka refuzuar të deklarohet pa dhënë ndonjë shpjegim.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe deputetin nga radhët e po kësaj partie, Armend Zemaj i cili ka marrë përsipër mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, lidhur me rastin e njohur si “gylenistët”, por as ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

As në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk është publikuar ndonjë njoftim lidhur me mbajtjen e seancës së paralajmëruar.

Kalendari i takimeve, Kuvendi i Kosovës

Në anën tjetër Nisma Socialdemokrate ka kërkuar hetim parlamentar për këtë çështje, pasi, sipas kësaj partie, “transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim, është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht”

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës kanë thënë të shtunën se kanë urdhëruar hetime gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet e përfshira në operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

​Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve të sigurisë për aksionin e dëbimit dhe më pas ka premtuar se veprime të tilla më nuk guxojnë të përsëriten, ka kërkuar hetim si nga AKI-ja, ashtu edhe nga institucionet tjera përgjegjëse.

Kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse për zhvillimet rreth ndalimit, revokimit të lejeve qëndrimit dhe deportimit të shpejtë dhe të fshehtë të gjashtë shtetasve turq.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka thënë s e rasti po hetohet nga organet kompetente. Madje, ai ka thënë se posedon një raport të detajuar ngaAgjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI), ku thuhet se arsyeja e deportimit të gjashtë shtetasve turq ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovë.

Aksioni i deportimit të gjashtë shtetaseve turq, që u ndërmor më 28 mars u raportua si një veprim i përbashkët i shërbimeve inteligjente të Turqisë dhe Kosovës. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme