A do të thirret në vullnetin e Kryesisë Qendrore edhe Ziadin Sela, si Thaqi e Taravari, në rast se humb zgjedhjet?!

E bëri Menduhi Thaqi, e trashëgoi kësaj rradhe Taravari, a thua vallë të njëjtën do ta bën edhe kreu i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, që të thirret në Kryesinë Qendrore në rast të humbjes së LR-PDSH-së në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Almakos.

Rasti i fundit, kur funksionarët thirren në Kryesinë Qendrore sa për ta arsyetuar veten ishte me sekretarin e LR-PDSH-së, Arben Taravarin i cili para disa ditësh tha se do garojë i 20-ti në listë për deputet, si për ta bindur të birin së nuk është në politikë si interesaxhi i rëndomtë – aq më pak si hajdutë – siç i biri i shikonte homologët e të atit në politike; por ja që nuk e ka mbajtur fjalën. Taravari figuron i dyti në listën e deputetëve, edhe për më tepër zonën e qytetit të Shkupit, edhe pse është i lindur në Gostivar. Dhe kjo e ka shastisur – kësaj here për të keq – opinionin maqedonas, i cili është ndjerë i tradhëtuar nga ky akt.e ka forcuar akoma dhe më tej bindjen në opinion se premtimet e aktorëve politikë nuk duhen marrë seriozisht.

Të njëjtën shije ka lënë më parë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cilinë zgjedhjet e fundit parlamentare u përbetua se nëse do t’i humbë do të japë dorëheqje nga politika, por ja që nuk ndodhi dhe ai vijon të drejtojë PDSH-në pa asnjë vraje ndërgjegjeje, gjë që çoi tek dorëheqja e Ziadin Selës nga PDSH-ja, pra larg Thaçit, që formoi më pas partinë e re Lëvizjen për Reforma në PDSH.

E tani mbetet të shihet se di do reagojë vetë ky u fundit pas premtimit të bërë para disa muajsh në emisionin “200” në televizionin“Alsat-M” se nëse i humb zgjedhjet nga BDI-ja të paktën me një votë atëherë do të japë dorëheqje.
Por duke shikuar rejtingun e dobët të LR-PDSH-së në sondazhet e fundit të anketave të ndryshme, parashtrohet pyetja nëse Ziadin Sela do japë dorëheqje pas humbjes eventuale në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, apo do të shfaqë mendësinë e Thaçit, por dhe Taravarit e të tjerëve para tyre, se ishte partia ajo që vendosi…mos e japë dorëheqjen!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme