A e bënte punën e Enverit, Nexhmije Hoxha, në ditët e fundit të jetës së diktatorit? Ja si përgjigjet mjeku

Enver Hoxha deri pak para vdekjes ka qenë aktiv në detyrat politike dhe shtetërore. Kështu ka thënë mjeku Sabit Brokaj, pjesë e ekipit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e ish – diktatorit, në një intervistë dhënë për “Panorama”.

Derisa i pyetur nëse gjatë periudhës që ai ndiqej nga grupi i mjekëve, ka qenë aktiv në jetën partiake dhe shtetërore, apo ka qenë i izoluar dhe çdo detyrë e përmbushte bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha, mjeku jep këtë përgjigje:

“Këtë pjesë të jetës politike të Enver Hoxhës natyrisht që ne e ndiqnim nga afër, sepse e shoqëronim. Fakti është se ai shkonte në zyrë çdo ditë, përveç periudhave kur ishte në regjim, në shtrat. Por ai ishte një njeri shumë aktiv”. /Shekulli/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme