Zakonisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?
Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.
Tani po ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.
Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball’ për ball’.
Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.
Ish, por sa e nis njathera
Bota mbar’ për m’u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyren m’e lulzu.
Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.
Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok’ me bi përsri.
- Titulli i origjnialit:
Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dervish Shaqa: