Dy vite më parë, më 5 mars 2016, Hashim Thaçi si president në ardhje, kishte shkuar të kryente homazhe në Prekaz. Por, aty kishte takuar Ramush Haradinajn, nga i cili ishte injoruar tërësisht, për shkak të përplasjeve që atëkohë kishin mes vete për Demarkacionin, Asosacionin dhe zgjedhjen e Thaçit president.
Presidenti Thaçit, ndonëse me ironi, e kishte përshëndetur Haradinajn, derisa ky i fundit po largohej nga memoriali i familjes Jashari në Prekaz.
“Ku jeni komandant”, ishte përpjekja e presidentit kosovarë që t’i flasë atëkohë kreut të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj.
Po, sot kryeministri i Kosovës e kishte injoruar tërësisht përshëndetjen e Thaçit, sikurse edhe përcjellësit e tij.
Dy vjet pas, në të njëjtën ditë, Thaçi ende si president dhe Haradinaj, tash si kryeministër, kanë kryer bashkë homazhet në ditën e parë të “Epopesë së UCK’së”. /GazetaExpress/.