A është kjo e vërteta e lojës “Balena Blu”? (FOTO)

Loja e ‘frikshme’ Balena Blu është thjeshtë një legjendë urbanë e internetit, për herë të parë kjo lojë është përmendur në Rusi në vitin 2013.

Kjo lojë në vete përmban disa misione të caktuara nga administrator i lojë e cila ka plotë 50 nivele. Sfida e fundit apo niveli i fundit (50) kërkon nga lojtari të kryejë vetëvrasje.

Loja filloi për herë të parë në mesin e disa adoleshentëve si lloj shakaje, mirëpo përfundoi keq për shkak se disa prej tyre i dhanë fund jetës së tyre. Në vitin 2016 një gazetar shkaktoi jehonë e panik të madh në shoqërinë ruse fillimisht.

“Balena Blu” e njohur ndryshe edhe si “loja vetëvrasëse” pas raportimeve të mediave nëpër televizione, artikuj të gazetave, lajmi shkaktoi shumë panik dhe alarme të rrejshme.

Termi “balena e kaltër” vjen nga fenomeni i balaneva të shpuara, që krahasohet me vetëvrasjen. Ndërsa fenomeni ka marrë vëmendjen të konsiderueshme të medias për shkak të postimeve të shumta ku shihen fëmijë, adoleshente me raste edhe të rritur të cilat kanë kryer vetëvrasje ose kanë lënduar vetën e tyre.

(Shkrimi është marrë nga enciklopedia Wikipedia, shkruan Gazeta Blic).

Paniku për lojën ‘Balena Blu’ është përhapur edhe në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për vigjilencë për një lojë misterioze online të quajtur Balenë Blu – që supozon se i shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes.

Autoritetet e Kosovës janë duke iu bashkangjitur shqetësimeve të shprehura në një lojë misterioze në internet, e cila ka origjinën nga Rusia, e quajtur “balenë blu”, e cila thuhet se i shtyn adoleshentët të bëjnë vetëvrasje.

Të enjten, policia i ka bëri thirrje qytetarëve që të marrin kujdesin e shtuar duke shtuar se në vend nuk janë raportuar viktima aktuale të kësaj gjoja lojë “vetëvrasëse”.

“Balena blu”, e njohur si një ‘lojë vetëvrasëse’, ka shtyrë të paktën 130 të rinj për vetëvrasje në Rusi”, thuhet në deklaratën e policisë duke i bërë thirrje prindërve të kontaktojnë një psikolog ose policë nëse ata ndjejnë sjelljen e fëmijëve të tyre po ndryshon.

Alarmi filloi në Rusi në nëntor të vitit 2015, kur një vdekje e një vajze adoleshente ishte e lidhur me një lojë online që supozohet se provokoi fëmijët që të merrnin 50 sfida gjatë 50 ditëve dhe pastaj i detyronin ata të bënin vetëvrasje në fund.

Mirëpo Policia e Kosovës ka raportuar për viktimën e parë në Prishtinë nga loja e ashtuquajtuar “Balena Blu”.

Policia e Kosovës kanë premtuar se do japin sqarime për rastin pasi ti kenë marrë informacionet e nevojshme./GazetaBlic.com/

Më poshtë keni edhe disa nga pamjet të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme