A është propozuar emrin për shefin e AKI-së nga kryeministri? Kjo është e vërteta

Kryeministri, Ramush Haradinaj ende nuk ka dërguar emër të ri për drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Sipas raportimeve në media se kryeministri Haradinaj ka propozuar  Latif Merovci, te presidenti për shef të AKI-së, ky lajm del të jetë i pavërtetë.

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë për lajmi.net, se emri në fjalë, Latif Merovci, por as emrat e tjerë të lakuar në mediat se janë të propozuar nga kryeministrit për të parin e AKI-së, janë spekulime.

“Janë përmend shumë emra, por propozim formal kryeministri nuk ka bërë”, ka thënë Arifi.

Tutje, Arifi ka thënë se presidentit Thaçi deri tani nuk i ka shkuar asnjë letër formale në të cilën ka të propozuar një emër për AKI nga Haradinaj.

“Kurrfarë letre formale të nënshkruar nga kryeministri me personat në fjalë nuk ka”, ka thënë ai.

Presidenti Hashim Thaçi, pas shkarkimit të Driton Gashit ka kërkuar shkarkimin edhe dy krerë të këtij institucioni, kryeinspektori, Shkëlzen Sopjani si dhe zv/drejtorit, Latif Merovci.

Ndryshe, shefi i AKI-së zgjidhet në bashkëpunim të presidentit dhe kryeministrit, brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme