Jo rrallë mund ta keni dëgjuar shprehjen se shqiptarë ka gjithkund në botë – edhe në qoshet e botës siç është shteti-kontinent Australia.
Madje atje mund të jetë shqiptar një njeri tejet i rëndësishëm.
Bëhet fjalë për anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe deri para pak vitesh zëvendëskryeministrin australian, Anthony Albanese, njofton Klan Kosova.
Emri Albanese që në anglisht e shqiptojnë si (Albaniz), me shumë gjasë rrjedhë nga Albania.
Këtë mbiemër Anthony e bartë nga babai, Carlo Albanese, që me prejardhje është nga Barletta e Italisë.
Barletta gjendet në regjionin e Apulias, që është në jug-lindje të Italisë. Ndërsa kryeqytet i këtij regjioni është Bari.
Për Apulian ka edhe prononcim zyrtar shqip, përveç atij italian, napolitan e grek. Në prononcimin shqip, Apulia njihet si Pulia.
Shqiptarëve emri i qytetit Barletta mund t’u kujtojë edhe figurën e rëndësishme shqiptare, Marin Barletin.
Përndryshe Anthony Albanese është një politikan veteran në Australi. Ai për herë të parë u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1996.
Albanese, 54 vjeçar, qysh në fillimet e tij në politikë ka qenë pjesë e Laburistëve.
Politikani Australian me mbiemer shqiptar njihet shumë edhe për humorin e tij.
Në një emision i pyetur nga moderatori se a duhet t’ia thotë emrin “Albaniz, apo Albanizi”, ai ia kthej; “më thuaj shkurt Albo”, njofton Klan Kosova.