A është UÇK-ja një mit, sipas Veton Surroit (Video)

Publicisti Veton Surroi ka theksuar se miti se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), është zhvilluar në kohën kur funksionon interneti dhe kur janë gjallë ata që i kanë përjetuar këto zhvillime.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se ky mit është pjesë e një imponimi të dhunshëm të kujtesës.

“Ky imponim ka ardhur në kohën kur rrëfimet i kemi direkte nga protagonistët dhe jo nëpërmjet rrëfimtarëve”, ka shtuar Surroi.

Sipas tij, problemi i luftës së Kosovës është tema më të cilën duhet të merren me historianët, duke shtuar se qysh në kohën e lëvizjes paqësore është bërë të organizohen forma të rezistencës.

Ndryshe, Surroi, në emisionin “Debat Plus” – të RTV Dukagjini, ka folur për librin më të fundit, “Lopa e Macchiatos”, në të cilin UÇK-në e ka quajtur mit.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2208571162502960/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme