Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se ka gënjyer opinion serb rreth asaj se flamuri i Republikës së Kosovës nuk ishte i pranishëm dje në ceremoninë e Aeroportit të ri të Stambollit në Turqi.
Në një konferencë për media, numri një i Serbisë pretendon se ishte ai që kërkoi nga organizatorët e ceremonisë që të hiqet flamuri i shtetit fqinj.
“Unë kërkova në Stamboll të mos ishte flamuri i Kosovës në ceremoninë, në të cilën morën përgjigje pozitive nga organizatorët në Aeroport”, është shprehur ai.
Mirëpo, krejtësisht po del të jetë e vërteta.
Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve “Anadolu” shihet vetëm flamuri shtetëror, pra, ai i Turqisë.
Shikoni pamjet më poshtë:






