A ia fali me një darkë Petar Stamboliqi Fadil Hoxhës Leposaviqin

Leshak është pjesë e komunës së Leposaviqit, gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, me dëshirën e Petar Stamboliqi i janë falur, me një darkë Fadil Hoxhës. Të gjitha përpjekjet që të hiqet nga Kosova dhe t’i kthehet Serbisë, kanë qenë pa rezultat, ankohen serbë në Leposaviq të cilët shtojnë se nëse Serbia lejon që Isa Mustafa e Hashim Thaçi t’i marrin xeheroret, iu mbetet vetëm një gjë: Mbledhja e plaçkave dhe nisja teposhtë Ibrit.

pak firma që punojnë në Leshak e Leposaviq, dikur vend i njohur xehetar, janë të zbrazëta rrugët, shitoret, kafetë dhe kafenetë, njerëzit rrallë dalin nga shtëpitë, të gjithë me padurim presin lajme nga Beogradi, Prishtina e Brukseli…

– Kaherë s’mbaj ndër mend dimër më të rëndë, dy muaj ka qenë akull si në Siberi, pastaj u shkri, pastaj me borën e re erdhi sërish të ftohtit e ne që jetojmë rrëzë Kopaonikut dhe në kufi me Serbinë, të ftohtit e kemi gjithmonë në zemër: A do të mbete kjo pjesë Serbi apo do t’i dorëzohemi Hashim Thaçit dhe Republikës së Kosovës, unë ende ndjehem shtetas i Serbisë, nuk kam marrë dokumente kosovare, e kam refuzuar pensionin 75 euro të Thaçit, shumë s’e kanë refuzuar, ankohet tek pi raki në kafenenë e vogël në Jarinjën e Ultë vendasi Dragisha Gile Premoviq, transmeton koha.net.

Mu në këtë pjesë, të armatosur deri në dhëmbë, kohë më parë kanë qenë pjesëtarët e njësisë speciale ROSU, ne nuk na dukej njësoj, por as për ata s’ishte njësoj, dridheshin nga frika, pastaj në Prishtinë i shpallen heronj, e ata mirë e dinë se po të kishim dashur, për dhjetë minuta “do t’i kishte ngrënë terri”, ne ende kemi forcë e vullnet për t’u mbrojtur, citon vestionline të ketë thënë Premoviq.

Edhe pse këtu, në Jarinë është vendosur kufiri e dogana, shpresojmë se Serbia nuk do të na lërë kështu në Prishtinë dhe që veriu i Kosovës kurrë nuk do të jetë as e ashtuquajtura Republikë e Kosovës , as Shqipëri e madhe. Por më brengos papunësia e madhe, kur s’ka punë, s’ka as perspektivë, frikohem se do të ikën rinia, ç’na duhet territori kur s’ka të rinj, pyetet plaku Gile.

Leshak është pjesë e komunës së Leposaviqit, gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, me dëshirën e Petar Stamboliqit i janë falur, për një darkë, Fadil Hoxhës. Të gjitha përpjekjet që të hiqet nga Kosova dhe t’i kthehet Serbisë kanë qenë pa rezultat.

Kemi pasur fabrikën e madhe Lola e cila punësonte afër 1.000 punëtorë, tani ajo është para shuarjes, krenoheshim me xeherore e flotacionin që nuk punojnë, kemi pasur një zbulim të madh bazalti ku deri vonë punonin 30 të rinj. Edhe ai është mbyllur. Një pjesë e banorëve të Leshakut e Leposaviqit punon në Rashkë, por edhe atje çdo gjë është shuar. Edhe pak punë ka për rininë tonë gjatë sezonit në Kopaonik, por kjo s’mjafton për të mbijetuar, ankohet Stanimir Premoviq.

Në rrugën kryesore të zbrazët në Leshak, derisa pret autobusin, e takojmë Ankica Lakiçin udhëheqëse e kontabilitetit në shkollën lokale fillore …

– Shikoni, çdo gjë është e zbrazët, askund njeri i gjallë … vetëm me xhipa kohë pas kohe “xhandarët” të cilëve s’iu besojmë dhe të cilëve u frikohemi. Siguria këtu është e keqe, pasiguria e madhe. Sipër nesh janë vetëm qielli e frika me të cilat duket se jemi detyruara të jetojmë. Nëse Serbia dëshiron të na mbajë këtu, duhet të na punësojë. Që të mbetemi, duhet të jetojmë mirë dhe me dinjitet, thotë Ankica.

Pak më larg, në Leposaviq është më gjallë, e edhe në qendër të komunës: Papunësia, pasiguria dhe varfëria vrasin të gjitha planet e të rinjve.

– Punojnë vetëm xeheroret Crnac, Bellobërdë dhe Flotacioni Kopaonik, që janë pjesë e Trepçës … Dhe duan të na i marrin e të shuajnë çdo gjë … Nëse Serbia lejon që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të na i marrin xeheroret që ushqejnë të paktën 3.000 njerëz, na mbetet vetëm një gjë: T’i mbledhim plaçkat e të nisemi teposhtë Ibrit, për këtë arsye çdo ditë presim lajme nga Beogradi e Brukseli, tregon Dragomir Virijeviq, punëtor i flotacionit Kopaonik në Leposaviq, baba i tre fëmijëve të rritur

-Djali duhet ta regjistrojë fakultetin, vajza shkollën e mesme… Të gjitha i kemi këtu, në veri të Kosovës. por, shqiptarët kanë ndër mend që edhe arsimin ta vënë në dorë të vet, prandaj jemi në dilemë: a të shkollohen fëmijët këtu apo të shkojnë në Serbi… Shumë të shkolluar tashmë kanë shkuar, shumica i kalon fëmijët përtej kufirit, e nëse na shkojnë, e po shkojnë shumë, e nëse edhe inteligjenca shkon, të gjithë do të shkojnë dhe keq po na shkruhet, ankohet Virijeviq, transmeton Koha.net .

Edhe pse Beogradi pohon se me Kosovën nuk ka kufij, kontrolli në pikëkalimin e integruar në Jarinë është rigoroz. Pothuaj si në kufijtë me Bullgarinë e Maqedoninë, dallimi është se ende nuk kërkohen pasaportat..

-Te gjithë ne Jarinja, Postenja, Bistrica, Sharpej, Tresave, Leshaku… jemi të lidhur me Rashkën fqinje ku punojnë shumë nga ne. Kur e kalojmë kufirin, presim në kolona, e kur shkojmë në tregun e Rashkës ose kthemi nga tregu me viça e gica, kërkojnë të paguajmë doganë….

Ja, kështu jetojmë, rrëfen bujku nga Bistrica Dragan Laziq.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme