A ju kujtohet Sejdo Bajramoviqi?

Nga Xhafer SHATRI

Kush thotë se historia nuk perseritet, ai nuk e njeh historinë.Në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë, përfaqësues i Kosovës në Kryesinë e Federatës ishte Riza Sapunxhiu, një ekonomist i njohur i Bankës Botërore.

Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, Kuvendi i Serbisë, arbitrarisht e shkarkoi përfaqësuesin e Kosovës në Kryesinë e Jugosllavisë, Riza Sapunxhiun dhe në vend të tij e emëroi jevgun Sejdo Bajramoviq, rreshter i përjetshëm në ushtri, pra një pijanes permanent dhe anonimus që nuk e njihte askush. Millosheviqi e bëri këtë lojë për ta poshtruar Kosovën dhe shqiptarët.

Dhe nuk u ndal më kaq, por për ta penguar ardhjen në krye të shtetit të kroatit Stipe Mesiq, Sejdo Bajramoviqin e shkretë e katapultoi në kryes detyre të kryetarit të Kryesisë së Jugosllavisë (16 maj 1991-30 qërshor 1991)!

Stipe Mesiqit në librin “Si u shkatërrua Jugosllavia“, e përshkruan shumë mirë lojën e Millosheviqit dhe dorës së tij të djathtë, Borisav Joviqit, që Sejdo Bajramoviqin e përdornin si top. Në këtë libër, Mesiq e jep edhe një detaj fort interesant. Ditën e parë që Sejdon e shkretë e bënë kryetar të Kryesisë, ky i pyeti kolegët e tij: e ku do të flej unë sonte?

E njoh personalisht Avdullah Hotin dhe kurrë nuk do ta besoja se do të binte aq posht sa të lejojë të tallën me të në këtë farë feje, e përmes tij edhe me Kosovën, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, gjegjësisht Millosheviqi dhe Borisav Joviqi i ditëve tona.

Autori Xhafer Shatri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme