A ka SHBA ndonjë plan të ri për Kosovën? Kjo është përgjigja e ndihmëssekretarit amerikan

Ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell nuk ka sjellë në Prishtinë ndonjë “plan të ri” për Kosovën, por ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së. Vizita e Mitchell vlerësohet si shtytje për proceset si demarkacioni, dialogu dhe formimi i ushtrisë.

Vizita e ndihmëssekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, në Kosovë vlerësohet si rikonfirmim i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se kjo vizitë është shtytje për proceset sfiduese për Kosovën si ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe formimi i ushtrisë së Kosovës.

Sipas tyre, administrata e Doland Trumpit nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket Kosovës dhe se SHBA-ja nuk ka ndonjë plan tjetër përveç mbështetjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa vetë ndihmëssekretari Wess Mitchell, duke komentuar spekulimet për një “plan të ri amerikan” për përfundimin e dialogut me Serbinë, ka thënë se në Ballkan po vjen për ta shtyrë përpara dialogun dhe jo të paraqesë plane.

“Nuk kam ardhur këtu që ta shpalos ndonjë plan specifik, por kam ardhur të bisedojmë për të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë, për të folur për dialogun e për rrugëtimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Mitchell në një konferencë për medie në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme