“A mund të keni pak mëshirë”, shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

Duke mbajtur lotët, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.

Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.

“Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.

Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja.

“Thirrja për paqe është në të vërtetë në interesin më të mirë të vetë Izraelit. Unë mendoj se lufta po dëmton vetë Izraelin dhe nuk do të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.

“Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Michael Ryan, tha se 2.1 milion njerëz në Gaza janë “në rrezik të menjëhershëm të vdekjes”.

“Duhet të ndalojmë urinë, duhet të lirojmë të gjithë pengjet dhe duhet të sigurojmë veten dhe të rikthejmë sistemin shëndetësor”, tha ai.

“Si ish-peng, mund të them se të gjithë pengjet duhet të lirohen. Familjet e tyre po vuajnë”, shtoi Ryan.

Ndryshe, OBSH tha se banorët e Gazës po vuajnë nga mungesa akute e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore, karburantit dhe strehimit.

Katër spitale të mëdha janë detyruar të pezullojnë shërbimet mjekësore javën e kaluar për shkak të afërsisë së tyre me zonat e konfliktit ose evakuimi dhe sulmet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme