A mund të ndihet qytetari i sigurt kur institucionet duket se nuk po i mbrojnë ata? – Përgjigjet Hasanoviç

Emir Hasanoviç nga Instituti për Dialog Strategjik dhe Koordinator për Ballkanin Perëndimor, në Programi 200, ka treguar se a mund të ndihet qytetari i sigurt kur institucionet duket se nuk po i mbrojnë ata, duke marr shkas këtu edhe tek rasti me pronën e Televizionit Alsat.

Hasanoviç, ka thënë se e gjithë kjo ka të bëjë me prioritetet e një shteti, derisa ka thënë se duhet të ketë fokus në përmirësimin e institucioneve që të jenë në shërbim të qytetarëve, e jo vetëm të përmbyllim disa kapituj pa reforma reale, shkruan Alsat.

“Kjo ka të bëjë me prioritete e një shteti, do të thotë në fokus të diskursit tonë me vite është anëtarësimi në Unionin Evropian dhe ajo është në rrjedhë momentalisht dhe kur i shohim zhvillimet me Bullgarinë  ajo dominon në temën e diskutimeve, por besoj që te ne ka një gabim në formulim të gjithë diskursit dhe prioriteteve nacionale”, tha Hasanoviç.

“Ne duhet të fokusohemi më shumë në proceset në përmirësimin e institucioneve që të jenë në shërbim të qytetarëve e jo të fokusohemi në disa procese që vetëm të përmbyllim disa kapituj pa reforma reale. Këtë e kam vënë re edhe kur kam qenë në institucione, sepse ne më shumë ishim në stres t’i përmbushim kriteret e NATO-s sesa kriteret e qytetarëve”, theksoi tutje ai./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme