Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në vitin e kaluar, ka takuar dy nipërit e tij, të cilët po jetojnë në Suedi.
Leonardi derisa ka publikuar një fotografi bashkë me nipërit e tij, ka treguar se ata kanë pasur vetëm një kërkesë që të mund të vijnë në Kosovë dhe të dërgojnë lule te varri i nënës së tyre, Liridonës, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka falënderuar shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.
Ndryshe, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë duke qëndruar në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tre dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë.
Masa e paraburgimit u është vazhduar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërkaq Prokuroria është duke vazhduar me hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte urdhëruar vrasjen e saj.
Naim Murseli dyshohet se me datë 29 nëntor 2023, ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.
Për vrasjen e Liridona Ademajt ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua dënim maksimal për personat që kanë kryer vrasjen.
Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy fëmijë, të cilët janë marrë në mbrojtje nga shteti suedez.