Sot krerët e LDK-së kanë qëndruar në Istog për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Haki Rugovës si kryetar i Istogut. Por, në fotografitë që ka dërguar LDK-ja vërehet mungesa e Lutfi Hazirit. Duket se ambicia e Lutfi Hazirit për të parin e LDK-së nuk po shihet me sy të mirë nga Mustafa, Rugova e Veliu
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, vizituan sot Komunën e Istogut, me ç‘rast u prit nga kryetari i Komunës, Haki Rugova, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim mungonte nënkryetari, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili nuk shihet shumë i afërt me pjesën tjetër të parisë së LDK-së.
Kryetari i LDK-së uroi kryetarin Rugova me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të Komunës së Istogut.
“Kryetari Haki Rugova, falënderoj kryetarin Mustafa për vizitën që ju bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu njoftoj Kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i realizojnë në këtë mandat qeverisës duke shtuar se Komuna e Istogut është e gatshme për të gjitha punët që e presin”, thuhet në njoftimin e partisë së Mustafës. /Express/