A po e sfidon interneti librin? Agim Baçi: Të shfrytëzohen platformat on line për të lexuar! Shfletimi i çdo flete libri është magji

Nga Sonila Musai

Publicisti Agim Baçi tregon se edhe pse teknologjia po ecën me ritme të shpejta libri nuk e ka humbur rëndësinë dhe vijon të jetë i rëndësishëm. Madje ai shprehet se të dy anët mund të ecin krah për krah, duke u sugjeruar institucionet arsimore të përdorin teknologjinë që fëmijët e rinia të jenë më pranë magjisë së letërsisë

A po e sfidon interneti librin? Agim Baçi: Të shfrytëzohen

Çdo kohë ka sfidat e saj. Me kohën nga prekja e fletëve të librit tashmë shumë zgjedhin të prekjen e ekranit të tabletit e smartfonit..

Zhvillimi i teknologjisë shihet shpesh me kritikën se largon fëmijët e të rinjtë nga letërsia e studimet.

Por për publicistin, Agim Baçi, çdo lloj platforme duhet shfrytëzuar për të marrë dije.

Agim Baçi, publicist: “Duhet të gjejmë mundësi që letërsia të gjejë rrugëtimin edhe në këtë platformë që kanë sot të rinjtë”.

Për të dokumentimi i çdo materiali është shumë i rëndësishëm, por nuk duhet lënë pas hapësira kibernetike.

Agim Baçi, publicist: “Unë mendoj se libri në letër është shumë i rëndësishëm. Edhe dokumentimi i çdo gjëje është shumë i rëndësishëm. Por, siç thashë, duhet të gjejmë rruggëtime që të mos lemë bush hapësirën kibernetike, ku lundrojnë shumica e të rinjve”.

Për të, magji është shfletimi i fletëve të librit.

Agim Baçi, publicist: “Pëlqej erën e librit. Dua praninë e librit, dua ta kem aty afër, dua ta shfletoj, dua të ndjej zhurmën e kalimit nga faqja në faqe, e shijoj kështu librin”.  

Lexon shumë…. e për këtë prej vitesh ka vendosur që të administroj një faqe on line ku flitet veç për librin. …tregon se ka interes të atyre qytetarëve që duan ta gjejnë rrugën drejt librit.

Agim Baçi, publicist: “Është një faqe që ka gati 50 mijë ndjekës. Por ajo që është interesante aty është në inboks shikoj që njerëzit interesohen, duan të debatojnë, kërkojnë libra të ndryshëm. Pra, aty shikoj një lloj shqetësimi se njerëzit nuk e kanë harruar rrugën për tek libri, por shpresoj që ne të mos heqim dorë nga libri, se fundi i fundit, ajo që na ndan nga çdo lloj qenieje tjetër është hapësira jonë për të menduar, arsyetuar, lexuar, kuptuar lidhjen me qeniet e tjera. Libri ndoshta është ai që na bën ta kuptojmë tjetrin edhe më mirë se çdo gjë tjetër”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme