Drejtoresha e përgjithshme e “Makstil”, Marija Dukovska Pavlovska, nuk dëshiron të mendojë për dërgimin e punëtorëve në pushime të detyruara disa mujore si pasojë e krizës aktuale financiare dhe energjetike, ndonëse, siç thotë ajo, në paraqitjen e saj sonte në Emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, industria mezi ia del të mbijetojë.
“Nuk duam të mendojmë për një gjë të tillë. Ndalimi i prodhimit dhe rifillimi i tij nuk është i thjeshtë. Nuk duam të flasim për përfitim. Këtu po flasim për mbijetesë. Ne duam të mbijetojmë në këtë periudhë krize. Ne duam të vazhdojmë të funksionojmë si kompani”, thotë Dukovska.