A po përçahet “Aleanca për Shqiptarët”?

Dilemën e ka ngritur profesori dhe analisti politik Sefer Tahiri, duke postuar një fotografi nga takimi i liderit të LR-PDSH-së Zijadin Sela me komisionarin evropian për zgjerim, Johanes Han, shkruan Gazeta Lajm.

“Mungoi Vesel Memedi, deputet dhe lider i RDK-së me vulë! Mos ndoshta kjo ka të bëjë me deklaratat e tij për Ahmetin, të cilin e shpalli kryeplak i shqiptarëve?!”, ka pyetur Tahiri.

Disa nga komentuesit janë përgjigjur se shkaku mund të ketë qenë fakti se ndoshta Memedi nuk e njeh anglishten mirë.

Për dallim prej Memedit, në takimin e koalicionit Rilindje me Besë me komisionarin Han, ishte prezent edhe kryetari i RDK-së “pa vulë”, Fadil Zendeli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme