BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vetë dhe të gjithë shqiptarët. Zoran Zaev vetë e konfirmoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet.
Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit. Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, ashtu që kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju e bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni!
Me këtë rast dëshirojmë t’ua kujtojmë se Zaevi dhe Mickoski u dorëzuan para një teme të vetme – problemit me shtetësinë, një proces që e inicoi dhe po e bart Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Fillimisht na lutën të ulemi, ndërsa së shpejti do të detyrohen edhe ta zgjidhin këtë problem, sepse ata e dinë që ne nuk janë të gjithë shqiptarët BDI dhe Ahmeti.